Ndërlidhjet

COVID-19: Shqipëria shënon viktimën e gjashtë


Ilustrim
Ilustrim

Në Shqipëri është shënuar viktima e gjashtë nga koronavirusi.

Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se pacientja që ndërroi jetë ishte një 71 vjeçare me historik të sëmundjeve paraprake.

“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, tha Tomini.

Ajo informoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Kjo shifër nënkupton se rreth 30% të rasteve të dyshuara kanë rezultuar pozitivë.

“Deri në këto momente janë testuar 1144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë”, u shpreh Tomini.

Ndiqni informacionet e fundit rreth koronavirusit këtu.

Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi intensive, 2 janë të intubuar, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike (fëmijë të vegjël) që janë kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zonja Tomini bëri të ditur se harta e të prekurve është zgjeruar.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, tha ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

- Tiranë 102 raste

- Durrës 10 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 5 raste

- Rrogozhine 2 raste

- Fier 18 raste

- Kavajë 4 raste

- Korçë 11 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 3 raste

- Lezhë 4 raste

- Berat 1 rast

- Has 2 raste

- Krujë 1 rast

-Tropojë 2 raste

Në anën tjetër, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit. Gjendja do të zgjasë për një periudhë 30 ditore nga dita e martë kur hyri në fuqi, pas botimit të menjëhershëm në Fletoren Zyrtare, por ajo mund të zgjatet më shumë nëse është e nevojshme.

Të gjitha veprimet dhe masat do të koordinohen nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, i ngritur më parë me qëllim përballimin e fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit dhe i drejtuar nga kryeministri Rama.

Sipas këtij vendimi, me shpalljen e gjendjes së fatkeqësive natyrore, kufizohen të drejtat të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG