Ndërlidhjet

Sulm me bomba në një tempull fetar në Afganistan


Harta e Afganistanit
Harta e Afganistanit

Sulmues vetëvrasës kanë shënjestruar një tempull të grupit Sikë, në kryeqytetin afgan të Kabulit, duke bllokuar qindra njerëz brenda, thanë zyrtarët më 25 mars.

Nga sulmi janë vrarë të paktën katër persona.

Grupi i Inteligjencës SITE që monitoron publikimet online të militantëve tha se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).

Ligjvënësi, Narender Singh Khalsa, i cili përfaqëson komunitetin e vogël të Afganistanit Sikë, tha se ai kishte informacione se katër njerëz ishin vrarë dhe deri në 200 njerëz janë bllokuar brenda kompleksit.

Khalsa tha se shumica e pengjeve ishin gra dhe fëmijë që ishin mbledhur për një ritual të lutjes në mëngjes.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, tha në një prononcim për gazetarët tha se forcat afgane të sigurimit kishin bllokuar zonën.

Një zëdhënës i talibanëve, në një mesazh në rrjetin social Twitter, mohoi përgjegjësinë për sulmin.

Më parë sikët janë shënjestruar nga militantët islamikë në Azinë e Jugut.

Sikët janë një pakicë e vogël fetare në Afganistan që numëron rreth 300 familje.

Në vitin 2018 nga një sulm i grupit militant Shteti Islamik që kishte në shënjestër këtë komunitet, mbetën të vrarë disa persona.

Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar arritën një marrëveshje me talibanët për tërheqjen e trupave ndërkombëtare në Afganistan të drejtuara nga SHBA-ja, por marrëveshja nuk përfshin militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG