Ndërlidhjet

ATK-ja shqipton gjoba në vlerë të rreth 34 mijë eurove


Ilustrim.
Ilustrim.

Rreth 34 mijë euro është vlera e gjobave që ka shqiptuar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ndaj bizneseve për të cilat është konstatuar se kanë kryer shkelje ligjore pas situatës së krijuar me koronavirus, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj.

Autoritetet kanë njoftuar se bizneset që nuk respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, ku përfshihet dhe mosngritja e çmimeve të produkteve, do të gjobiten nga 125 deri në 1,000 euro.

Murtezaj ka thënë se në periudhën 12-20 të muajt mars janë raportuar 3705 raste online.

“Nga shifra e përgjithshme, 1621 janë verifikuar nga inspektorët në terren, për 246 raste është konstatuar se ka pas shkelje ligjore dhe janë dërguar në njësinë për shqiptim të gjobave, njësi kjo që funksionon në kuadër të ATK-se dhe 42 raste janë deleguara të inspketorati i tregut “, shtuar mes tjerash ai.

Sipas Murtezajt, aktualisht në terren janë 60 inspektorë të kësaj Administrate.

Përndryshe, deri më tani në Kosovë është raportuar për 33 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG