Ndërlidhjet

Merkel në karantinë


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vendosur në karantinë pasi u informua se një mjek që e kishte ekzaminuar, është testuar si pozitiv për koronavirusin e ri.

Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha se Merkel do t’i nënshtrohej "testeve të rregullta" në ditët në vijim dhe se për momentin do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia.

Ai shtoi se kancelarja gjermane, e cila është 65 vjeç, u informua për rastin e mjekut, menjëherë pasi mbajti një konferencë shtypi të dielën, ku njoftoi për masa të reja të shtetit gjerman si përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të buta ose të moderuara, siç janë ethet ose kollitja. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më serioze, përfshirë pneumoninë.

Rreth 93.800 njerëz janë shëruar, kryesisht në Kinë.

Merkel më parë kishte shprehur mirënjohjen e saj ndaj gjermanëve që po ndiqnin rregullat për distancimin shoqëror, duke thënë se ishte e ëndësishme të qëndroni të paktën 1.5 metra në distancë për të zvogëluar mundësinë e infeksionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG