Ndërlidhjet

Thaçi: BE-ja ka emëruar të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian ka emëruar zyrtarisht të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndonëse nuk e ka përmendur emrin e tij, Thaçi ka thënë se uron këtë person për punën që do të ketë.

Megjithatë, sipas presidentit të Kosovës, misioni i të dërguarit të ri është i përcaktuar për të dështuar për shkak të vendimit të Sllovakisë për mosnjohje të shtetësisë së Kosovës dhe votim kundër garantimit të ulëses së Kosovës në UNESCO (Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara).

Ditëve të fundit është përmendur emri i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si emërim i mundshëm për ndërmjetësim të këtij procesi.

Aktualisht dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar pas vendimit të Qeverisë së kaluar të Kosovës për vendosje të taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje vazhdimisht për heqje të kësaj mase.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG