Ndërlidhjet

AAK-ja përkrah mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se subjekti i tij politik do të përkrahë mocionin e mosbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Haradinaj tha se Qeveria u udhëhequr nga Kurti ka qenë më konfliktuozja që ka pasur vendi ndonjëherë, si dhe e akuzoi atë për dezertim.

Qeveria Kurti e ka hequr taksën dhe e ka hequr më mënyrën më të keqe të mundshme, duke e coptuar vendimin, duke e lënë pa asnjë kredit Kosovën. Në mënyrën më të mirë i ka shërbyer, pra e ka faktorizuar Serbinë, duke lënë Kosovën pa taksë, por edhe pa miq në temat e saj kryesore”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj tha se do t’i presin në ditët në vijim veprimet e LDK-së - parti në koalicionin qeverisës - duke besuar se mocioni i mosbesimit do të votohet brenda pak ditësh.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Më shumë në këtë temë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG