Ndërlidhjet

Von der Leyen: Politikanët e nënvlerësuan koronavirusin


Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.

Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi, tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.

“Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin”, tha von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane, Bild.

“Tani, është e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë”, tha ajo.

Koronavirusi, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar, ka përfshirë gjithë globin, duke infektuar gati 200,000 njerëz dhe duke vrarë mbi 7,950.

Bashkimi Evropian ka marrë vendim të martën që të ndalojë hyrjen e udhëtarëve prej jashtë bllokut, për 30 ditë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Italia dhe Spanja janë dy vendet e goditura më së keqi në Evropë.

Megjithatë, von der Leyen refuzoi të përdorë gjuhën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e krahasoi shpërthimin e koronavirusit me luftë dhe e urdhëroi gjithë popullsinë të qëndrojë në shtëpi për së paku dy javë.

“Personalisht, nuk do ta përdorja këtë term, por e kuptoj qëllimin e presidentit të Francës, sepse koronavirusi është një armik shqetësues”, tha von der Leyen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG