Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për mbylljen e vendkalimeve kufitare dhe të aeroportit ndërkombëtar në Shkup, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Vendkalimet kufitare mbyllen për kalimin e shtetasve të huaj, udhëtareve dhe automjeteve. Përjashtim bëjnë automjetet e mallrave, përfaqësuesit diplomatikë dhe persona të tjerë, për të cilët ka interes të veçantë shtetëror ose ekonomik”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe .
Ai tha se kalimi kufitar mbyllet edhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, por jo edhe për fluturimet shtetërore, ushtarake, të mallrave, humanitare dhe mjekësore.
Vendimi për mbylljen e një aeroporti më të vogël në Ohër është marrë më 14 mars.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 23 persona të infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 20 janë nga Dibra dhe tre nga Shkupi, ndërsa një është shëruar.
Lexoni edhe këtë: