Ndërlidhjet

Bizneset kërkojnë masa shtesë nga qeveria për shkak të koronavirusit


Prishtinë, mars, 2020.
Prishtinë, mars, 2020.

Komuniteti i biznesit në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës masa të reja shtesë për bizneset.Pas një takimi që kanë pasur shoqatat ekonomike me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, janë dakorduar për një listë të masave shtesë, pas paraqitjes se personave të infektuar me koronovirusin e ri.

Në një konferencë të përbashkët, me përfaqësues të Odës Ekonomike, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleancën Kosovare të Biznesit, Shoqata e Mullisëve, Hoti ka treguar masat, të cila tha se do t’i paraqesë në mbledhjen e ardhshme të qeverisëpër miratim.

Disa nga kërkesat e bizneseve janë për të lehtësuar transportin e mallrave që vijnë në Kosovë. Deri më 30 prill 2020 është kërkuar që të shtyhet afati për deklarimin e obligimeve tatimore, të prolongohen pagesa e kësteve të kredisë në bankat komercial si dhe pagesat e të gjitha obligimeve publike, si uji, rrymë, ngrohje e të tjera.

Po ashtu është kërkuar nga Ministria e Ekonomisë që më të gjitha ndërmarrjet që ofrojnë shërbimet publike, të ngritin komitetin për menaxhimin e shërbimeve dhe të përgatisin planin e veprimit sipas situatës së krijuar.

Një masë tjetër e kërkuar është që qeveria, përkatësisht Ministria e Ekonomisë, të mbikëqyrë punën e të gjithë operatorëve energjikë, që të sigurohet furnizim stabil dhe energji elektrike për të gjithë qytetarët.

Hoti po ashtu tha se një masë tjetër është që ndërmarrjet e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile, të sigurojnë furnizim të rregullt “me qëllim të informimit të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimet nuk ndalen deri më 30 prill, 2020 edhe për shkak të mospagesës”.

Për veç këtyre masave, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se bizneset nuk e kanë të ndaluar veprimtarinë, pra ato që nuk hyjnë në kategorinë e kafeve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare, duhet te vazhdojnë punën normalisht, me masa preventive për shëndetin e punëtorëve.

Përfaqësuesit e odave ekonomike po ashtu u bën apel qytetarëve që të mos bëjnë panik, duke thënë se Kosova ka sasi të mjaftueshme të grurit, e cila do të përpunohet në miell.

Deri më tani, në Kosovë janë raportuar pesë raste me koronavirus.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG