Ndërlidhjet

BIK pezullon faljen në xhamia


Pamje nga falja e lutjeve të së premtes në Prishtinë. 13 mars, 2020.
Pamje nga falja e lutjeve të së premtes në Prishtinë. 13 mars, 2020.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka njoftuar se është pezulluar përkohësisht falja e organizuar në xhamitë e Kosovës.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë në Facebook të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Tërnava, tha se porosit besimtarët që të ndjekin të gjitha rekomandimet e institucioneve gjegjëse, lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai tha se BIK ka ndërmarrë masat në përputhje me rrethanat e krijuara.

“Duke u mbështetur në rrethanat e krijuara në Kosovë, me përhapjen e rasteve të të infektuarve me koronavirus, kryesia e BIK-ut pezullon përkohësisht faljen e organizuar me xhemat të namazeve ditore dhe namazeve të xhumasë, ndërsa besimtarët porositën që ditën e premte ta falin namazin e drekës si zëvendësim të namazit të xhumasë në shtëpitë e tyre, ndërsa ezani do të vazhdon të thirret në çdo kohë të namazit ditor”, tha Tërnava.

BIK, sipas Tërnavës, do të pezullojë po ashtu procesin mësimor në të gjitha institucionet fetare. Po ashtu, ai njoftoi se xhamiat në mbarë Kosovën do të dezinfektohen.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar tri raste me koronavirusin e ri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG