Ndërlidhjet

Kuvendi diskuton për buxhetin 2020


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projekligjit për buxhetin e vitit 2020.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kërkuar që projektbuxheti të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, për shkak të situatës së krijuar në Kosovë me rastet e paraqitura me koronavirusin e ri.

“Prandaj, do të procedojmë mocion procedural për përshpejtim të procedurave për shqyrtimin e këtoj projektligji. Shqyrtimi i parë dhe i dytë i projektligjit, duhet të bëhet me shmangie të afateve të parapara të rregullores së kuvendit”, tha Selimi.

Ky propozim është përkrahur nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa partitë opozitare e kanë kundërshtuar, pasi siç thanë, Qeveria e Kosovës po mundohet që ta shfrytëzojë situatën e krijuar lidhur me koronavirusin, që ta miratojë buxhetin për vitin 2020.

Kosova pati hyrë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar për shkak se në kohën kur ishte dashur të miratohet, Kosova nuk e kishte zgjedhur qeverinë e re e cila kishte dal nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG