Ndërlidhjet

Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali


Ilustrim.
Ilustrim.

Numri zyrtar i viktimave nga shpërthimi i koronavirusit në Itali është rritur nga 463 në 631, ndërmjet datave 9 dhe 10 mars.

Italia po lufton për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Autoritetet kanë raportuar për mbi 10 mijë të infektuar.

Autoritetet kanë imponuar një izolim të përgjithshëm, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të kërkojnë leje për udhëtime thelbësore dhe të japin arsyetimin për largimet nga vendi.

Ky është shteti i goditur më së keqi nga kjo sëmundje pas Kinës, vend në të cilin është raportuar për herë të parë virusi SARS-CoV-2.

Në mbarë botën, qeveritë, organizatat dhe qytetarët gjithashtu kanë ndërmarrë veprime për të luftuar kundër përhapjes së virusit.

Më shumë se 113,000 njerëz janë infektuar në të gjithë botën. Rreth 4,000 persona kanë vdekur, shumica prej tyre në Kinë.

Ky virus përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG