Ndërlidhjet

Erdogan, Merkelit: Nuk po funksionojnë rregulloret Turqi-BE për migrimin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foto nga arkivi.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foto nga arkivi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë kancelares gjermane, Angela Merkel të premten që rregulloret për migrimin në mes të Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë duke funksionuar dhe duhet të rishikohen, ka njoftuar presidenca turke, transmeton Reuters.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të premten migrantëve në kufirin turk që të mos kalojnë në anën e Greqisë, duke dhënë shenja për ofrim të ndihmës për Ankaranë, teksa përplasjet në mes të policisë greke dhe refugjatëve kanë hyrë në javën e dytë.

Në një bisedë telefonike, Erdogan po ashtu i kanë thënë kancelares Merkel se marrëveshja për armëpushim me Rusinë për rajonin e Idlibit në Siri, synon të mbrojë civilët dhe trupat turke atje.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështet Turqia dhe forcave qeveritare siriane nga Rusia.

BE-ja kundërshton përdorimin e migrantëve nga Turqia për "qëllime politike"

A ka paguar BE-ja para për refugjatët në Turqi apo jo?​

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG