Ndërlidhjet

BE-ja kundërshton përdorimin e migrantëve nga Turqia për "qëllime politike"


Disa migrantë në kufirin Turqi-Greqi.
Disa migrantë në kufirin Turqi-Greqi.

Vendimi i Turqisë për t’iu hapur migrantëve kufijtë me Greqinë, duke injoruar marrëveshjen e vitit 2016 me Bashkimin Evropian për migrimin, është i papranueshëm dhe një presion i tillë politik nuk do të pranohet, kanë thënë ministrat e Jashtëm të bllokut evropian të premten.

“BE-ja përsërit shqetësimin serioz për këtë situatë në kufirin greko-turk dhe kundërshton ashpër presionin e Turqisë për qëllime politike”, kanë thënë ministrat përmes një deklarate në Zagreb.

“Kjo situatë në kufirin e jashtëm evropian nuk është e pranueshme”, kanë deklaruar ata, duke i thënë Ankarasë:

“Migrantët nuk duhet të inkurajohen për kalim ilegal të kufirit nga toka apo deti”.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështet Turqia dhe forcave qeveritare siriane nga Rusia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG