Ndërlidhjet

Kompanitë ajrore mund të humbin miliarda dollarë nga koronavirusi


Ilustrim
Ilustrim

Linjat ajrore në botë mund të humbin më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime, si pasojë e frikës nga koronavirusi.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror vlerëson se humbjet e mundshme do të variojnë nga 63 miliardë dollarë në 113 miliardë.

Ekonomistri kryesor i Shoqatës, Brian Pearce, tha se ka shumë kompani që kanë borxhe dhe se gjendja e tanishme mund të shkaktojë shumë vështirësi për to.

"Po shohim rënie serioze të prenotimeve dhe të të ardhurave tani që koronavirusi është përhapur më gjerësisht", tha ai.

Shpërthimi i koronavirusit ka lëkundur edhe tregjet globale.

Aksionet në SHBA kanë rënë më shumë se 3 për qind të enjten, pas disa ditëve të humbjeve të ngjashme në javën e kaluar.

Koronavirusi ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar.

Të tjera në këtë temë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG