Ndërlidhjet

OBSH: Koronavirusi është ende i përqendruar në pesë vende


Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se koronavirusi i ri, edhe pse është përhapur në 62 vende të botës, ai mbetet i përqendruar vetëm në pesë vende.

Rrjedhimisht, shtoi ai, ka ende mundësi që të shmanget përhapja globale.

Koronavirusi COVID-19 e ka origjinën në Kinë.

Nga mbi 88,900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit - provincën Hubei.

Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.

"Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa", tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.

Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar.

Që atëherë, mbi 3,000 njerëz - shumica në Kinë - kanë humbur jetën.

Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG