Ndërlidhjet

Iran: Rritet numri i viktimave nga koronavirusi


Teheran, 26 shkurt, 2020.
Teheran, 26 shkurt, 2020.

Zyrtarët iranianë kanë njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri është rritur dhe po ashtu është numri i personave të infektuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha se ka shkuar në 54 numri i viktimave nga koronavirusi. Ndërkaq, janë regjistruar edhe 385 raste të reja, duke e çuar në 978 numrin e personave të infektuar me koronavirusin COVID-19.

Ekspertët dyshojnë se autoritetet iraniane nuk po paraqesin shkallën e vërtetë të përhapjes së virusit në Iran, që është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindje të Mesme.

Por, sipas tyre, edhe me shifrat që po prezantojnë autoritetet, po dëshmohet se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Iran.

Kryeqyteti iranian, Teherani ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus, përkatësisht ky numrë ka arritur në 170.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Iranin që të luftojë koronavirusin, nëse Teherani bën kërkesë për një gjë të tillë.

Virusi –që fillimisht u shfaq në muajin dhjetor në Kinë – deri më tani është përhapur në 63 shtete të botës.

Sipas shifrave të fundit, 86,986 persona janë infektuar nga ky virus. Në Kinë është raportuar për të paktën 2,761 persona të vdekur, ndërkaq në vende të tjera janë shënuar mbi 100 viktima nga koronavirusi i ri.

Koronavirusi, përveç Kinës, më së shumti është përhapur në Iran, Itali, Japoni dhe Kore të Jugut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG