Ndërlidhjet

Zyrtarët e SHBA-së dhe talibanët pritet të nënshkruajnë marrëveshje për paqe


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me talibanët.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me talibanët.

Zyrtarët amerikanë dhe negociatorët talibanë pritet të takohen sot në Katar, për të ndërmarrë, atë që mund të jetë hapi më i rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës – konfliktit në Afganistan.

Për më shumë se 18 vjet, pasi ish-presidenti amerikan George W.Bush urdhëroi bombardimet dhe pushtimin e Afganitastanit, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001, janë krijuar rrethanat që të arrihet deri te nënshkrimi i një marrëveshjeje që mund të çojë në tërheqjen e trupave të SHBA-së dhe arritjen e një marrëveshjeje të paqes ndërmjet talibanëve dhe qeverisë në Kabul.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha më 28 shkurt se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është dërguar që të mbikëqyrë nënshkrimin e marrëveshjes me talibanët.

“Së shpejti, nën drejtimin tim, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo do të jetë dëshmitar i nënshkrimit të marrëveshjes me përfaqësuesit e talibanëve, ndërkaq Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper do të lëshojë një deklaratë të përbashkët me Qeverinë e Afganistanit. Nëse talibanët dhe Qeveria e Afganistanit i përmbahen zotimeve të tyre, ata do të kenë në rrugë të fuqishme drejt dhënies fund të luftës në Afganistanit dhe kthimit në shtëpi të trupave tanë”, tha Trump.

“Këto zotime paraqesin një hap të rëndësishme për paqe të qëndrueshme në Afganistanin e ri, të çliruar nga Al-Kaida, Shteti Islamik dhe çdo grup tjetër terrorist që do të dëshironte të na shkaktonte dëm”, tha Trump.

Talibanët dhe forcat e udhëhequra nga SHBA-ja në javët e fundit janë zotuar se do të ulin dhunën.

Sipas planit që pritet të nënshkruhet, SHBA-ja do të zvogëlojë numrin e trupave në Afganistan nga 13 mijë në 8 mijë e 600.

Ndërkaq, talibanët janë zotuar se nuk do të lënë që ekstremistët që të kryejnë sulme në Afganistan kundër SHBA-së apo forcave të koalicionit dhe po ashtu janë zotuar se do të zhvillojnë bisedime me qeverinë në Kabul.

Deri më tani, talibanët kishin refuzuar që të mbani bisedime direkte me qeverinë afgane, duke e quajtur atë “kukull” të Perëndimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG