Ndërlidhjet

Pabarazia e grave është turp global, thotë shefi i OKB-së


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka quajtur pabarazinë e grave, një turp global, duke u zotuar se do të shtyjë qeveritë në mbarë botën, për t'i dhënë fund ligjeve diskriminuese.

"Ashtu si skllavëria dhe kolonializmi që ishin një njollë e shekujve të mëparshëm, pabarazia e grave duhet të na turpërojë të gjithëve në shekullin 21. Për shkak se nuk është vetëm e papranueshme - është budallallëk", tha Guterres në një fjalim më 27 shkurt New York.

Deklarata e tij bëhet para mbajtjes, muajin e ardhshëm, të takimit vjetor të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Gruas.

Guterres tha se gjendja e të drejtave të grave ishte e tmerrshme dhe premtoi se ai do të kërkonte t'i jepte fund "të menduarit të paracaktuar mashkullor " në të gjithë Kombet e Bashkuara.

Guterres paralajmëroi se në shumë vende mbrojtja ligjore kundër përdhunimit dhe dhunës në familje po zbutet, duke shtuar se "përdhunimi brenda martesës ishte ende i ligjshëm në 34 vende".

Guterres u kërkoi qeverive të arrinin barazinë gjinore në pozita udhëheqëse, duke thënë se ai kishte arritur barazi gjinore në ekipin e tij udhëheqës të lartë. Shefi i OKB-së tha se në fillim të vitit 2020, në ekipin e tij, ishin 90 gra dhe 90 burra me poste udhëheqëse.

"Është koha për të ndalur përpjekjet për t'i ndryshuar gratë, dhe për të filluar ndryshimin e sistemeve që i pengojnë ato të arrijnë potencialin e tyre", tha Guterres.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG