Ndërlidhjet

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Iran


Disa banorë të Iranit.
Disa banorë të Iranit.

Ministria e Shëndetësisë në Iran thotë se numri i vdekjeve të raportuara si pasojë e shpërthimit të kornovirusit të ri ka arritur në 19.

Zëdhënësi i ministrisë, Kianush Dschahanpurat, tha se gjithsej 139 persona janë testuar si pozitiv në testin e koronavirusit.

Ndërkohë, presidenti Hassan Rohani, pranoi se mund të duhen "një, dy ose tre javë" për të marrë situatën nën kontroll në Iran - vend ky i cili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi jashtë Kinës.

Ai gjithashtu tha se çështja "nuk duhet të shndërrohet në armë për armiqtë tanë për të ndaluar punën dhe prodhimin në vendin tonë", një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërkoi që zyrtarët iranianë "të thonin të vërtetën" për numrin e rasteve të infektuara.

Përmes një deklarate më 26 shkurt, Reporterët pa Kufij akuzuan autoritetet e Iranit se pengojnë punën e gazetarëve që përpiqeshin të mbulonin epideminë në vend.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG