Ndërlidhjet

Tetë viktima nga koronavirusi në Iran, autoritetet mbyllin shkollat dhe disa vende tjera publike


Autoritetet iraniane kanë raportuar edhe për dy viktima të reja nga koronavirusi, që çon shifrën e viktimave në 8, më e larta nga të gjitha vendet e prekura jashtë Kinës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, tha se 15 raste të reja me virus janë konfirmuar, duke çuar numrin në 43.

Jahanpur nuk dha detaje të tjera për viktimat, por më herët, mediat iraniane kishin cituar drejtuesin e Universitetit Shkencor duke thënë që një person që ka udhëtuar nga Teherani në Tonekabon ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Irani ka raportuar më së shumti raste të viktimave nga të gjitha vendet e prekura jashtë Kinës. Rreth 785 raste janë raportuar të prekura me virus dhe pritet që ky numër të rritet.

Më herët gjatë javës, Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite kanë pezulluar shumë fluturime drejtë Iranit. Në Kinë, ku është edhe epiqendra e virusit, më shumë se 2,300 persona kanë humbur jetën.

Një shifër tjetër alarmuese është duke u rritur edhe në Korenë Jugore. Presidenti i vendit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën pasi numri i të prekurve me virus ka shkuar në 556.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG