Ndërlidhjet

Rrjedhin informacione për trajtimin e ujgurëve në Kinë


Disa ujgurë në provincën kineze, Ksinjang. Foto nga arkivi.
Disa ujgurë në provincën kineze, Ksinjang. Foto nga arkivi.

Rrjedhja e një databaze ka ofruar të dhëna se si autoritetet kineze kanë vendosur për fatin e qindra mijëra myslimanëve në kampet e internimit, kanë raportuar, transmetuesi britanik, BBC dhe agjencia e lajmeve, AP.

Në dokumente shpërfaqen profilet e 311 individëve nga provinca Ksinjang, duke përfshirë të kaluarën e tyre.

Të dhënat, po ashtu ofrojnë informacione për më shumë se 2,000 familjarë, fqinj dhe shokë të tyre.

Adrian Zenz, pjesëtar i Fondacionit për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit në Uashington, ka thënë se “ky dokument përbën të dhënat më të fuqishme”, që ka parë ndonjëherë, i cili tregon se Pekini “është duke ndëshkuar praktikat normale të besimeve tradicionale”.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar më 2019 se rreth 1 milion ujgurë etknikë në Ksinjang janë duke u mbajtur në ato që Pekini i konsideron “qendra kundërterrorizmit”.

Kombet e Bashkuara po ashtu kanë thënë se miliona njerëz janë detyruar të bëhen pjesë e këtyre kampeve në Kinë.

Kina i përshkruan këto hapësira si “qendra edukative” me qëllim të pastrimit të njerëzve nga terrorizmi dhe për t’i lejuar ata që sërish të jenë pjesë e shoqërisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG