Ndërlidhjet

OBSH kërkon masa të ashpra në luftimin e koronavirusit të ri


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të marrin masa sa më të ashpra në luftimin e e koronavirusit të ri.

"Bota duhet ta konsiderojë virusin si armikun publik numër një", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi për 108 vdekje të reja nga koronavirusi më 11 shkurt, duke ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.016.

Deri më tani raportohet për 42.638 raste të konfirmuara në Kinë, si dhe 319 raste në 24 vende të tjera të botës.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG