Ndërlidhjet

BE-ja, takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, së bashku me një të dërguar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të diskutuar rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë.

Deri më tash, vetëm rreth 30 raste me koronavirus janë regjistruar në Evropë, por OBSH-ja ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shpejt.

"Tani është koha për të bashkuar forcat për ta ndaluar këtë epidemi", tha komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.

Ministrat e BE-së pritet t'i diskutojnë mënyrat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka sugjeruar se Evropa duhet t'iu vendosë kufizime udhëtarëve nga Kina.

Por, për një masë të tillë duhet të pajtohen të 27 vendet anëtare të BE-së.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, ka vrarë mbi 900 njerëz.

Rreth 40,000 janë infektuar në Kinë dhe rreth 350 jashtë saj.

Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG