Ndërlidhjet

Irlanda zgjedh liderin e ri në periudhën e zhgënjimit me ekonominë


Dublin - Foto nga arkivi
Dublin - Foto nga arkivi

Votuesit irlandezë po zgjedhin kryeministrin e ardhshëm në mes të zhgënjimit me masat e reja ekonomike dhe krizës së brendshme që kanë nxitur ngritjen e kandidates Sinn Fein, e cila akuzohet nga partitë në pushtet për lidhjet e saj me Ushtrinë Republikane Irlandeze (IRA).

Sipas sondazheve, kandidatja Sinn Fein është në garë të ngushtë me kryeministrin aktual Leo Varadkar dhe kandidaten opozitare Fianna Fail.

Mbështetja ndaj Sinn Fein, e cila është e fokusuar në riunifikimin e Irlandës, kërcënon ekuilibrin politik në vend edhe pse partia e saj e ka të vështirë ta formojë qeverinë për shkak se kandidatet Fine Gael dhe Fianna Fail refuzojnë të bashkëpunojnë me të.

Sinn Fein ka pushtet të madh në Irlandën jugore, që është pjesë e Britanisë, por kishte pasur një rol të vogël politik në vend për shkak të akuzave për marrëdhëniet me IRA-n, raporton AP.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG