Ndërlidhjet

Kundërthënie për fatin e mjekut që paralajmëroi koronavirusin e ri


Ilustrim.
Ilustrim.

Mediat kineze kanë ndryshuar një raport në të cilin thuhej se ka vdekur mjeku që ka paralajmëruar për rrezikun e koronavirusit të ri.

E përditshmja shtetërore, Global Times ka thënë se Li Wenliang ka vdekur në Vuhan, mirëpo më vonë ka raportuar se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përditshmja tjetër, The People's Daily ka thënë më herët përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, se vdekja e mjekut Li ka shkaktuar “vuajtje kombëtare”.

Li ka paralajmëruar mjekët e tjerë për virusin më 30 dhjetor, mirëpo i është kërkuar nga policia që të mos bëjë “komente të rreme”.

Deri më tani nga shpërndarja e koronavirusit të ri kanë vdekur më shumë se 560 persona dhe janë infektuar më shumë se 28,000 të tjerë në Kinë.

Koronavirusi i ri shkakton probleme të rënda me frymëmarrje dhe përcillet me kollë e temperaturë.

Ndërkohë, Kina ka marrë masa tjera teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit.

Pekini ka ndaluar organizimin e drekave dhe darkave në grupe, derisa Hangzhou dhe Nançang janë duke përcaktuar se sa anëtarë të familjes mund të largohen nga shtëpia brenda ditës.

Provinca Hubei, që është prekur më së keqi nga virusi, ka bllokuar funksionimin e ashensorëve, për të dekurajtuar daljen e banorëve nga banesat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG