Ndërlidhjet

Hong Kongu shënon viktimën e parë nga koronavirusi


Ilustrim
Ilustrim

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, jashtë territorit të Kinës.

Hong Kong raportoi për një vdekje nga ky virus, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 420 njerëz dhe është përhapur në gjithë botën.

Viktima e parë jashtë Kinës ishte një pacient në Filipine, i cili e kishte vizituar qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë u rrit në mbi 20.000 raste.

Raste të reja u raportuan në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një pacient në Kaliforni, i infektuar përmes kontaktit të afërt me dikë që e kishte marrë virusin në Kinë.

"Presim që të kemi më shumë raste të përhapjes së virusit nga personi në person", tha, Nancy Messonnier, nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Autoritet besojnë se virusi është shfaqur në një treg në Vuhan të Kinës.

Virusi transmetohet nga njeriu në njeri përmes grimcave që lëshohet nga kollitja dhe teshtima dhe periudha e inkubacionit të virusit, besohet se zgjatë nga një deri në 14 ditë.

Ka indikacione se virusi mund të përhapet te njerëzit para se të shfaqet ndonjë simptomë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG