Ndërlidhjet

Greqia fuqizon bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në


Parlamenti i Greqisë
Parlamenti i Greqisë

Parlamenti grek ka miratuar një pakt të përditësuar të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara që do të lejojë rritjen e aktiviteteve të përbashkëta në objektet ushtarake të vendit.

"Ky pakt është për përfitimin e ndërsjellë të mbrojtjes sonë dhe ekonomive tona", tha ligjvënësi konservator, Ioannis Lambropoulos.

"Në një kohë kur ne jemi duke marrë kërcënime ndaj sovranitetit tonë, ne po kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë", shtoi ai.

Marrëveshja e ratifikuar parashikon rritjen e qasjes së SHBA-së në objektet ushtarake në Greqinë qendrore dhe veriore, dhe përmirësime të infrastrukturës në bazën detare në ishullin e Kretës.

Ushtria amerikane qe një kohë të gjatë ka prezencë ushtarake në Greqi, siç ka edhe në vendin rival të saj, në Turqi.

Marrëveshja e re përditëson një dokument të nënshkruar për herë të parë në vitin 1990, kur kryeministër ishte babai i kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa ligjvënësit ratifikuan marrëveshjen, qindra demonstrues komunistë dhe të majtë protestuan në Sheshin Syntagma kundër marrëveshjes.

Partia kryesore e opozitës së majtë të Greqisë tha se favorizonte bashkëpunimin e zgjeruar të mbrojtjes me SHBA-në, por ligjvënësit e saj nuk e mbështetën marrëveshjen, duke argumentuar se qeveria së pari duhet të marrë një angazhim më të vendosur të mbështetjes së Uashingtonit kundër çdo veprimi të mundshëm armiqësor nga Turqia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG