Ndërlidhjet

OBSH-ja shpall emergjencë globale për koronavirusin e ri


Ilustrim i koronavirusit të ri
Ilustrim i koronavirusit të ri

Shpërthimi i koronavirusit të ri është shpalllur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Arsyeja kryesore e kësaj shpalljeje nuk është për shkak të asaj që po ndodh në Kinë, por në vendet tjera”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shqetësim kryesor tani është shpërndarja e virusit në shtetet me sistem të dobët shëndetësor.

Aktualisht 170 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se 98 persona janë prekur nga ky virus në 18 shtete të botës, mirëpo nuk është raportuar për viktima.

Shumica e rasteve kanë qenë persona që nga udhëtuar nga qyteti kinez, Vuhan, ku ka shpërthyer virusi.

Koronavirusi është një familje e gjerë virusesh.

Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars - sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes - ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG