Ndërlidhjet

Thaçi shpall të enjten ditë zie për policin e ndjerë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur të enjten ditë zie për të nderuar pjesëtarin e vrarë të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi.

Presidenti Thaçi ka marrë vendim edhe për ndarjen e urdhrit, “Hero i Kosovës” për policin e ndjerë.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë thënë mes tjerash Thaçi.

Zyrtari policor, Thaqi, ka vdekur të martën, gjatë një aksioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit.

Dy policë të tjerë janë plagosur gjatë operacionit.

Policia ka thënë se aksioni është zhvilluar për parandalim të narkotikëve, derisa i dyshuari është ndalur për 48 orë.

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 20 vjet më parë, Thaqi është personi i 21-të që ka humbur jetën në detyrë.

Për më shumë në këtë temë lexoni artikullin: Për 20 vjet, 21 policë të vrarë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG