Ndërlidhjet

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut


Një njeri viziton muzeun e Holokaustit në Shkup, ku janë vendosur portretet e hebrenjve që vdiqën në kampin e përqendrimit Treblinka.
Një njeri viziton muzeun e Holokaustit në Shkup, ku janë vendosur portretet e hebrenjve që vdiqën në kampin e përqendrimit Treblinka.

Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut, kanë përkujtuar dëbimin e 7 mijë hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi në vitin 1943, drejt kampit të përqendrimit në Treblinka.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, gjatë akademisë përkujtimore të organizuar nga Akademia e Shkencave, kushtuar viktimave të Holokaustit, tha se kjo ngjarje ishte një tragjedi kolektive që sipas tij ende është e freskët në kujtesën e qytetarëve të vendit dhe të gjithë atyre që kanë shpëtuar familjet hebraike dhe atyre që u kanë mbijetuar tmerreve të Holokausitt.

“Obligimi ynë politik dhe moral është ta ruajmë të vërtetën e Holokaustit, me qëllim që kjo tragjedi të mos përsëritet më. Obligimi ynë është që me të gjitha forcat të luftojmë antisemitizmin, mohimin dhe tentimet për të shtrembëruar të vërtetën e Holokaustit”, tha Spasovski.

Aushvici, tragjedia më e madhe në historinë e njerëzimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:11 0:00

Ndërkaq, kryetarja e minoritetit hebre në Maqedoni të Veriut, Berta Romano-Nikoliq ka theksuar se duhet mësuar leksioni i hidhur që solli Holokausti, që të mos përsëritet më një tragjedi e tillë.

“Vetëm përkujtimi dhe empatia ndaj ngjarjeve të Holokaustit nuk e parandalojnë rilindjen e sërishme të tmerrit të quajtur Holokaust”, tha Romano-Nikoliq.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocarev ka kujtuar shuarjen e lagjeve të tëra të populluar me hebrenj në shumë qytetet të Maqedonisë së Veriut.

“Për fat të mirë, në Maqedoninë e Veriut ka mbijetuar identiteti hebraik edhe pse në territorin e Maqedonisë së Veriut, mbi 98 për qind e hebrenjve ishin likuiduar”, tha Kocarev.

Ndërkaq, Skender Asani, drejtor i Institutit për trashëgimi dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet shtetërore dhe shkencore në vend, për 75 vjet nuk kanë hedhur dritë ndaj një fakti të rëndësishëm, atë se ishin shqiptarët ata që i shpëtuan nga deportimi familjet hebraike, duke i nisur për në Kosovë dhe Shqipëri.

“Para një dekadë u hap muzeu i Holokaustit këtu, por për fat të keq edhe ky institucion nuk e luajti rolin e duhur në zbardhjen e shumë ngjarjeve të cilat kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo shtroi nevojën për krijimin e një departamenti të veçantë në kuadër të Institutit për trashëgimi kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që është i thirrur, që në aspektin edukativ dhe hulumtues të nxjerrë në pah gjithë atë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore me hebrenjtë këtu në Maqedoni të Veriut”, thotë Asani.

Misioni i shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:11 0:00

Ai bën të ditur se në saje të bashkëpunimit të institucionit që drejton dhe muzeut të Holokaustit në Uashington janë duke u publikuar shumë libra, memoare dhe faktografi rreth të vërtetës së fatit të familjeve hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rolit të shqiptarëve në këtë drejtim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG