Ndërlidhjet

Publikohet një bisedë telefonike e Trumpit në lidhje me Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim

Një audio incizim i publikuar i vitit 2018, ka nxjerrë në pah një bisedë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kishte pyetur donatorët mysafirë në një darkë se sa gjatë mendojnë që Ukraina mund t’i bëjë ballë agresionit rus.

“Sa kohë do të mund të qëndronin në luftë me Rusinë?” është dëgjuar Trump duke i pyetur ata, në incizimin e publikuar nga mediat amerikane më 25 janar.

Dikush tjetër dëgjohet duke thënë “Pa ndihmën tonë, jo shumë gjatë”

“Pa ne?” – kishte pyetur Trumpi.

Trump po ashtu pyet nëse Kievi ndihet i sigurtë në një konflikt të mundshëm me Rusinë, derisa dikush përgjigjet“ se ata do të ndiheshin të sigurtë vetëm nëse i mbështetni ju”.

"Jemi vetëm ne ata që gjithmonë duhet të mbështesim dikë”, tha Trump i cili vazhdoi me fajësimin e shteteve evropiane që nuk e bëjnë të njejtën gjë.

Ndërkohë, prokurorët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së po paraqesin argumentet e tyre hyrëse në procesin e gjykimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat.

Trump akuzohet për një bisedë telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskiu më 25 korrik të vitit të kaluar, gjatë se cilës ai i ka kërkuar Kievit të hetojë rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike ka nxitur një informator qeveritar që të nisë ankesë, çka më pas ka shtyrë Dhomën e Përfaqësuesve të akuzojë presidentin për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Trump e ka cilësuar këtë proces “të rremë” dhe seancat si “gjueti shtrigash”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG