Ndërlidhjet

SHBA: Cigaret elektronike nuk ndihmojnë në braktisjen e duhanit


Ilustrim.
Ilustrim.

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme se cigaret elektronike u ndihmojnë duhanpirësve të heqin dorë nga cigaret me duhan, është thënë të enjten në një raport të qeverisë amerikane.

Kjo e dhënë është në kundërshtim me të atë qeverisë britanike, e cila i konsideron cigaret elektronike si terapi e zëvendësimit të nikotinës.

“Cigaret elektronike janë një grup i produkteve që ndryshojnë vazhdimisht dhe përdoren në shumë mënyra”, është thënë në raportin e publikuar nga Instituti i shërbimeve shëndetësore, duke komentuar këtë temë për herë të parë nga viti 1990.

Megjithatë në raport është thënë se ilaçet e miratuara nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe, siç janë hapat dhe fashat e vendosura në krah, “ndihmojnë në braktisjen e duhanit”.

Ky raport vjen disa javë pasi Qeveria amerikane ka njoftuar për ndalimin e cigareve elektronike me disa shije, mirëpo jo edhe ndalimin e plotë të tyre siç kishte premtuar Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit të kaluar, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Ndalimi i pjesshëm i tyre ka ardhur pas presionit të madh të industrisë që prodhon këto cigare.

Bazuar në të dhënat e fundit, rreth 34 milionë amerikanë të rritur konsumojnë cigare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG