Ndërlidhjet

Vuçiq: Pres që problemi i taksës të zgjidhet me formimin e Qeverisë së Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do të mbijetojë dhe shtoi se një pjesë e këtij problemi do të zgjidhet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

"Besoj se (taksa) është e paqëndrueshme dhe se, me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë... Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe", tha Vuçiq, duke iu referuar subjektit politik të serbëve të Kosovës.

Vuçiq i bëri komentet në Davos të Zvicrës, ku po i zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror.

Autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në fund të vitit 2018.

Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.

Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq po ashtu tha se nuk ka pasur "takim të afërt" me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos, porse të dy ata morën pjesë në një tubim joformal.

Lexoni edhe këto:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG