Ndërlidhjet

Stoltenberg: Marrëveshjet me Lufthansan, hap i rëndësishëm


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur synimet e kompanisë Eurowings dhe grupit, Lufthansa, për të hapur linjën ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit, bazuar në disa letra të ashtuquajtura të qëllimeve që janë nënshkruar sot në Berlin.

“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

“Komandati i misionit tonë të KFOR-it vazhdon të jetë autoritet i hapësirës ajrore në Kosovë, bazuar në Revolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. NATO-ja do të jetë e përfshirë e Takimin për Normalizimin të Aviacionit në Ballkan, të cilin udhëheqim”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve nga Prishtina dhe Beogradi për linjë ajrore është fitore historike e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshje për të krijuar linjën e parë ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vjetëve. Faleminderit, kompanisë Lufthansa, NATO-s, Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së synimeve në mes të kompanisë ajrore Lufthansa dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Në një postim në rretin social, Facebook, Thaçi ka thënë se ky hap shënon një tjetër përppjekje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Prandaj, në emër të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve tanë, shpreh mirënjohjen e thellë për Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, si dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien, për kontributin e tyre për këtë marrëveshje, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi.

Më herët gjatë ditës, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nënshkrimi këtyre letrave është hap i rëndësishëm, por ai ka shtuar se linja ajrore Beograd-Prishtinë mund të jetësohet pas heqjes së taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe pas rikthimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG