Mbretëresha britanike, Elizabeta II i ka dhënë bekimin nipit të tij, Princit Harry dhe gruas së tij Meghan për të jetuar në mënyrë më të pavarur në të ardhmen, pas krizës që ka përfshirë pjesën më të madhe të pjesëtarëve të lartë të familjes mbretërore.
“Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirave të Harryt dhe Meghanit për të krijuar një jetë të re si familje e re”, ka thënë mbretëresha 93-vjeçare përmes një deklarate.
“Ndonëse do të preferonim që ata të mbesnin pjesëtarë me angazhim të plote të Familjes Mbretërore, ne respektojnë dhe kuptojmë dëshirën e tyre për jetë më të pavarur si familje, ndërkohë që ata vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e familjes sime”, ka thënë mes tjerash ajo.
Ajo ka thënë se do të ekzistojë një periudhë tranzitore, përgjatë së cilës çifti do të kalojë kohë në Britani dhe Kanada, duke shtuar se ka ende shumë punë për të bërë derisa të finalizohen të gjitha procedurat.
Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë befasuar familjen mbretërore javën e kaluar, kur përmes një deklarate kanë shprehur dëshirën e tyre për një “rol të ri progresiv”, sipas së cilit do të jetonin të pavarur financiarisht në Britani dhe Amerikën Veriore.