Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabeta do të diskutojë me princin Harry për tërheqjen e tij nga detyrat e familjes mbretërore


Princi Harry, Dukë i Saseksit dhe Dukesha Meghan Markle
Princi Harry, Dukë i Saseksit dhe Dukesha Meghan Markle

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta, ka thirrur nipin e saj princin Harry për të diskutuar rreth planeve për të ardhmen e tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle, pas njoftimit nga çifti se kanë vendosur të tërhiqen nga obligimet mbretërore.

Princi Charles, babai i Harryt si dhe vëllau i tij William, do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës me mbretëreshën, raporton Reuters.

Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkangjitet në mbledhje përmes telefonit pasi që gjendet në Kanada së bashku me djalin e saj.

Duka dhe Dukesha e Saseksit, kanë befasuar familjen mbretërore dhe opinionin me deklaratën për zhvillimin e një jete të re, që do t’ju mundësonte të qëndronin edhe në Amerikën jugore, si dhe kanë shtuar se kanë vendosur të punojnë që të bëhen financiarisht të pavarur.

Harry dhe Meghan nuk ishin konsultuar paraprakisht me mbretëreshën Elizabeta dhe anëtarët e tjerë të familjes, gjë që sipas burimeve, raporton Reuters, ka ngjallur reagime në mbretëri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG