Ndërlidhjet

Irani gabimisht rrëzoi aeroplanin ukrainas, raportojnë mediat amerikane


Ilustrim.
Ilustrim.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, duke cituar informacione të inteligjencës, tha se provat tregojnë se avioni i pasagjerëve ukrainas, që u rrëzua pranë Teheranit, u qëllua nga një raketë iraniane. Ai tha se kjo mund të ketë qenë "pa qëllim".

Më herët, mediat amerikane raportuan se Irani e ka goditur gabimisht aeroplanin ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit.

Nga rrëzimi i aeroplanit humbën jetën 176 persona në bord.

Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se aeroplani ukrainas Boeing 737 u godit nga një raketë, raporton CBS News.

Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketor e rrëzoi aeroplanin.

Irani i ka kundërshtuar pretendimet, duke thënë se nuk do t'i dorëzojë regjistruesit e kutisë së zezë, tek prodhuesi i aeroplanit, kompania amerikane Boeing.

Kutia e zezë quhet pajisja që përmban të dhënat e fluturimit.

Sipas rregullave globale të aviacionit, Irani ka të drejtë të drejtojë hetimin, por zakonisht ndodhë edhe përfshirja e prodhuesve.

Aeroplani ukrainas rrëzohet në Iran, vdesin 176 persona
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa balistike dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

Ndërkohë, Newsweek citoi Pentagonin dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, si dhe zyrtarë të inteligjencës irakiane, duke thënë se ata besojnë se fluturakja u godit nga një raketë Tor e prodhuar nga Rusia.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten, se ka dyshimet e veta për incidentin.

"Dikush mund të ketë bërë një gabim", tha ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG