Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani ukrainas në Iran, 176 persona humbin jetën


Aeroplani ukrainas rrëzohet në Iran, vdesin 176 persona
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Aeroplani ukrainas rrëzohet në Iran, vdesin 176 persona

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me 176 njerëz në bord është rrëzuar në Iran.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se 82 qytetarë iranianë ishin në bord, si dhe 63 kanadezë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

Këshilli për Siguri i Ukrainës tha se 11 ukrainasë u vranë gjithashtu në këtë aksident, duke përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.

Raportet bëjnë të ditur se aeroplani ishte rrugës për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit.

Ende është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ekuipazhet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua avioni.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të kuptuar rrethanat e aksidentit dhe numrin e viktimave.

"Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit," tha ai në një deklaratë.

Kompania Boeing me qendër në SHBA tha se kompania ishte në dijeni për një aksident të aeroplanit në Iran dhe po mblidhte më shumë informacione.

Prodhuesit e linjave ajrore zakonisht ndihmojnë në hetimet e aksidenteve, por një përpjekje e tillë mund të ndikohet në këtë rast, nga sanksionet e SHBA-së të rivendosura ndaj Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore në maj të vitit 2018.

Presidenti Trump kishte thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundëson Teheranit të posedojë armë bërthamore.

SHBA-ja ka thënë se asnjëherë nuk do të lejojë që ky vend të posedojë armatim bërthamorë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG