Ndërlidhjet

Ligjvënësit irakianë bëjnë thirrje për largimin e trupave të huaja


Parlamenti i Irakut. 5 janar, 2020,
Parlamenti i Irakut. 5 janar, 2020,

Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë që udhëzon qeverinë e vendit, të ndalojë prezencën e trupave të huaja në Irak dhe të kujdeset që trupat e huaja të mos përdorin territorin e Irakut për çfarëdo arsye.

Ky zhvillim vjen vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara, përmes një sulmi ajror, vranë në Irak, gjeneralin e forcave elite iraniane, Quds, Qasem Soleimani.

“Qeveria zotohet të heqë kërkesat për asistencë nga koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, si pasojë e përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores”, thuhet në rezolutën e miratuar nga ligjvënësit irakianë.

“Qeveria irakiane duhet të punojë që t’i japë fund prezencës të trupave të huaja në tokën irakiane dhe t’i ndalojë ata që të përdorin tokën, hapësirën ajrore dhe detare për çfarëdo arsye”, thuhet më tej në rezolutë.

Rezolutat e parlamentit, nuk janë të obligueshme për qeverinë që t’i zbatojë, por kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi më herët gjatë një fjalimi në parlament bëri thirrje për përfundimin e prezencës së trupave të huaja sa më shpejt që të jetë e mundur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG