Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dënuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës nga policia e Serbisë dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.
Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se arrestimi i shtetasit të Kosovës është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të “marrë masa urgjente” për siç është shprehur ai “parandaluar veprimet e Beogradit”.
Mediat kanë raportuar se Nezir Mehmetaj ishte ndaluar të premten nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare, teksa po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë.