Ndërlidhjet

Pretendohet se 631 persona kanë vdekur në protestat e Iranit


Flamuri iranian.
Flamuri iranian.

Në një faqe opozitare të internetit në Iran është thënë se të paktën 631 persona janë vrarë gjatë protestave që kanë shpërthyer në këtë vend në nëntor të vitit të kaluar.

Ky raport paraqet shifra tjera për dallim nga agjencia e lajmeve, Reuters, e cila ka raportuar për 1,500 të vdekur dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International që ka përmendur më shumë se 300.

Të dyja këto shifra janë hedhur poshtë nga autoritetet iraniane.

“Sipas deklaratave zyrtare të klasifikuara, të paktën 631 persona janë vrarë gjatë protestave, shumica prej tyre me të ardhura të ulta”, është thënë në faqen reformiste iranaine, Kaleme.

Qindra iranianë të rinj dhe ata të klasës punëtore kanë dalë nëpër rrugët e Iranit më 15 nëntor, duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës.

Protestat janë përshkallëzuar pasi protestuesit kanë djegur fotografi të zyrtarëve të lartë dhe u kanë bërë thirrje udhëheqësve që të ofrojnë dorëheqje.

Zyrtarët në Teheran kanë dënuar organizimin e protestave, duke i konsideruar “komplote shumë të rrezikshme” të armiqve iranianë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG