Ndërlidhjet

Irani thotë se "nuk frikësohet nga lufta" pas kërcënimit të Trumpit


Gjenerali, Hossein Salami, i cili udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.
Gjenerali, Hossein Salami, i cili udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.

Liderët ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar Uashingtonin kundër kërcënimeve për ndonjë veprim ushtarak, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Teherani do të mbahet përgjegjës për protestat kundër Shteteve të Bashkuara në Irak.

“Ne nuk do ta dërgojmë vendin në luftë, mirëpo nuk jemi të frikësuar nga ndonjë luftë dhe i themi Amerikës që të flasë në mënyrë korrekte me kombin iranian”, ka thënë gjenerali, Hossein Salami, i cili udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.

“Ne kemi fuqi t’i shkatërrojmë ata disa herë dhe nuk jemi të shqetësuar”, ka thënë ai në një fjalim në qytetin jugperëndimor, Ahwaz.

Ndërkohë, gjenerali ushtarak, Abdolrahim Musavi, ka thënë se forcat e armatosura iraniane janë të gatshme të përballen me “armikun”.

“Nëse dikush bën edhe gabimin më të vogël, ne do të reagojmë me vendosshmëri”, ka thënë Musavi, sipas transmetuesit shtetëror, IRIB.

Më 31 dhjetor, dhjetëra persona të zemëruar nga sulmet ajrore të SHBA-së, që kanë shënjestruar milicinë iraniane, kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad.

Përleshjet kanë vazhduar edhe më 1 janar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë, derisa forcat amerikane kanë mbrojtur ambasadën duke hedhur gaz lotjsellës për të larguar protestuesit.

Në orët e vona të natës, ushtria irakiane ka njoftuar se të gjitha grupet janë larguar nga perimetri i ambasadës.

Ky sulm, në të cilin nuk është plagosur askush nga personeli amerikan, ka ardhur në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, dy sponsorët kryesorë të Qeverisë irakiane.

Presidenti amerikan ka fajësuar Iranin për këtë sulm dhe ka thënë se shteti “do të mbahet përgjegjës për jetët e humbura apo dëmet e shkaktuara”.

“Ata do të pagujnë çmim të lartë! Ky nuk është paralajmërim, ky është kërcënim”, ka thënë ai më 31 dhjetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG