Ndërlidhjet

Mustafa thotë se LDK shkon në opozitë nëse nuk miratohet oferta e saj


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nëse nuk pranohet oferta e kësaj partie nga Lëvizja Vetëvendosje për formim të koalicionit qeveritar, LDK-ja tërhiqet nga negociatat për marrëveshje.

Ai i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, në të cilën janë diskutuar propozimet për koalicion eventual.

Mustafa tha pas këtij takimi se LDK mbetet e përkushtuar që të gjendet një zgjidhje dhe të mos lejohet që vendi të shkojë në zgjedhje. Ai ka qenë mjaft i prerë në qëndrimet e tij.

Kreu i LDK-së tha se marrëveshja duhet të përfshijë ndarjen reciproke të pushtetit, pesë ministri për Vetëvendosjen dhe pesë për LDK-në. Posti i kryeministrit për Vetëvendosjen, kurse i zëvendëskryeministrit të parë për LDK-në. Kurse kryetari i Kuvendit dhe posti i presidentit, sipas tij, duhet t’i besohen LDK-së. Në shkëmbim, ai tha se Vetëvendosje pastaj më 2021, kur do të zgjidhej presidenti, do të merrte edhe një ministri nën udhëheqje.

“LDK do të propozojë kandidatin për president që i plotëson të gjitha kushtet dhe mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit, LVV-ja të marrë një ministri nga LDK-ja. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK-në si pengesë, atëherë unë deklaroj që LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë institucionale. LDK shpreh gatishmërinë që të votojë pa asnjë kusht qeverinë e LVV-së”, u shpreh lideri i LDK-së.

“Nëse tërhiqemi, ne votojmë, por qëndrojmë në opozitë”, ka thënë mes tjerash ai.

Këto deklarata vijnë pas një njoftimi të bërë një ditë më parë nga lideri i Lëvivjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të enjten, dy partitë do të shkojnë pa marrëveshje për qeverinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, derisa LDK-ja e dyta.

Zgjedhjet janë organizuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, i cili ka marrë këtë vendim si pasojë e ftesës për dëshmi që i është bërë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Lexoni edhe këtë artikull: Konstituimi i kuvendit nën hijen e paqartësive për qeverinë

Marrëveshje apo mosmarrëveshje?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG