Ndërlidhjet

Të paktën nëntë viktima nga moti i keq në Evropë


Ilustrim.
Ilustrim.

Ka shkuar në nëntë numri i personave që kanë vdekur nga moti i keq që ka goditur Spanjën, Portugalinë dhe Francën, teksa këto shtete po përgatiten që të goditen nga erëra më të fuqishme dhe stuhi shiu.

Stuhitë Elsa dhe Fabien kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe kanë dëmtuar shtyllat elektrike si dhe dëme të tjera materiale.

Të paktën dy persona kanë vdekur në Portugali, ndërkaq shtatë në Spanjë, që njëherësh është shteti më i prekur nga moti i keq, raporton AFP.

Autoritetet spanjolle thanë se tre zyrtarë policorë dhe një peshkatar janë shpëtuar në qytetin Sant Geliu de Guixols, që gjendet rreth 100 kilometra në verilindje të Barcelonës.

Teksa fuqia e stuhisë Elsa është dobësuar të shtunën, stuhia Fabien ka goditur Spanjën me erëra deri në 170 kilometra në orë, duke detyruar që dhjetëra fluturime të anulohen në aeroportin e Galicias.

Edhe Franca është goditur nga erëra të fuqishme, që kanë lënë mbi 110 mijë shtëpi pa energji elektrike. Autoritetet franceze në ishullin e Korsikës kanë mbyllur aeroportin për shkak të motit të keq, ndërkaq transporti detar po ashtu është pezulluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG