Ndërlidhjet

Vuçiq pritet me protestë në Tiranë


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Pesidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prit me protestë teksa arriti në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit trilateral mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë për të jetësuar krijimin e “Mini-Schengenit” ballkanik.

Nën masa të shtuara të sigurisë, dhjetëra protestues iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me ftesën që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë presidentit Vuçiq dhe për të demonstruar planet për krijimin e një zone të përbashkët mes shteteve ballkanike që synon të bazohet mbi zonën Schengen të shteteve kryesore evropiane e që mundëson lëvizjen e lirshme të njerëzve dhe mallrave.

Plani për krijimin e “Mini-Schengenit" ballkanik është kundërshtuar nga faktorët kyç në Kosovë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi i cili ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Rama për pjesëmarrje në samit me arsyetimin që forume të tilla janë të padobishme derisa Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe mohon krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës '98-'99 në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG