Ndërlidhjet

Identifikohet sulmuesi në Moskë


Moskë, 19 dhjetor 2019.
Moskë, 19 dhjetor 2019.

Mediat ruse e identifikuan personin që hapi zjarr të enjten në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë në Moskë si Yevgeny Manyurov, 39 vjeç, i cili ka punuar si roje e sigurisë.

Ai vrau një oficer të këtij shërbimi dhe plagosi pesë të tjerë me armë automatike, para se të vritej nga një snajperist.

Një nga të plagosurit është civil.

Në Kremlin, vetëm disa kilometra larg, presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë duke mbajtur takim me Shërbimin Federal të Sigurisë në kohën e sulmit.

Detajet për personin e armatosur u raportuan të premten nga e përditshmja qeveritare ruse, Rossiiskaya Gazeta, duke cituar burime të policisë.

Manyrov, kur ka hapur zjarr, "ka thirrur slogane tipike të (grupit militant) Shteti Islamik", raportoi gazeta Kommersant.

Shërbimi Federal i Sigurisë është shërbimi kryesor i inteligjencës ruse.

Video: Të shtënat në Moskë

Sulm i armatosur në Moskë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:06 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG