Ndërlidhjet

Zmajeviqit i konfirmohen 14 vjet burgim për krime lufte në Kosovë


Vllado Zmajeviq.
Vllado Zmajeviq.

Gjykata e Apelit në Mal të Zi vërtetoi vendimin me të cilin shtetasi malazez, Vllado Zmajeviq është dënuar me 14 vjet burgim për veprën penale: krime lufte kundër civilëve. Gjykata e Apelit i kundërshtoi të gjitha aneksat e avokatëve mbrojtës të Zmajeviqit, duke mbështetur aktgjykimin e dhënë më parë nga Gjykata e Lartë në Podgoricë.

Zmajeviq, ish-vullnetar dhe pjesëtar i ushtrisë jugosllave është dënuar për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër afër Gjilanit në vitin 1999.

Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Apelit në Podgoricë i kanë pranuar provat në bazë të të cilave Zmajeviq fillimisht ka vrarë një bari sepse ai i është përgjigjur në gjuhën shqipe.

I njëjti më pas ka vrarë edhe dy burra dhe një grua para shtëpisë së tyre.

Gjykatësi i rastit tha se në hetimin e parë Zmajeviq ka pranuar se i ka kryer këto vrasje, por gjatë procedurave gjyqësore i ka mohuar rrëfimet paraprake.

Përfaqësuesi ligjor i familjeve të viktimave, Loro Markiq tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se familjet e viktimave besojnë se drejtësia është arritur pjesërisht.

“Familjet e dëmtuara konsiderojnë se ky është një ndëshkim i butë për veprat e kryera, sepse bëhet fjalë për viktima që kanë ushqyer familjet e tyre me bukë”, tha avokati Markiq.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998/1999 janë vrarë rreth 13,500 persona. Të pagjetur mbeten më shumë se 1,600 persona.

Në Zhegër kërkojnë dënim më të madh për Vllado Zmajeviqin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG