Arabia Saudite nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara sipas gjinisë, thanë autoritetet e këtij vendi.
Më herët, ka qenë e detyrueshme të kishte një hyrje për familjet dhe gratë dhe një tjetër për burrat.
Ministria saudite e Komunave tha se restorantet, tani e tutje, mund të vendosin vetë.
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, prejse është zgjedhur në vitin 2017, ka ndërmarrë një varg reformash në vendin konservator.
Muaj më parë, me një dekret mbretëror, grave u është lejuar të udhëtojnë pa lejen e një kujdestari mashkull, ndërsa, më 2018, autoritetet u kanë lejuar grave të vozisin makinë.
Megjithatë, aktivistët ankohen se shumë ligje diskriminuese ndaj grave mbeten ende në fuqi.
Lexoni edhe këto: