Ndërlidhjet

Trump kërkon nga Banka Botërore që të mos i jap më kredi Kinës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.

“Pse Banka Botërore po i huazon para Kinës? A është kjo e mundur? Kina ka shumë para, edhe nëse ata nuk kanë, i krijojnë. STOP”, ka shkruar në Twitter presidenti amerikan më 6 dhjetor.

Banka Botërore më 5 dhjetor miratoi një plan për të ndihmuar Kinën me 1 miliard deri në 1,5 miliard dollarëkredi me interes të ulët, deri në qershorin e vitit 2025.

Kjo organizatë ndërkombëtare tha se kreditë për Kinën do të ndihmonin avancimin e tregut dhe reformave fiskale për të inkurajuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të ndihmuar në promovimin e zvogëlimit të ndotjes dhe emetimeve të karbonit.

SHBA-ja është aksionarja më e madhe në Bankën Botërore, por nuk ka fuqi të vetos, kur bëhet fjalë për dhënien e kredive për shtete specifike.

Këto kundërshtime të SHBA-së lidhur me dhënien e kredive për Kinën, vijnë në kohën e tensioneve të rritura në mes të dy shteteve lidhur me tregtinë.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të tjera mbi 156 miliardë importe të Kinës më 15 dhjetor, nëse faza e parë e marrëveshjes së tregtisë nuk arrihet. Nëse vendosen këto tarifa shtesë, ka gjasa që Kina do të përgjigjet në mënyrën e njëjtë, gjë që do të ndikonte në tregjet botërore të aksioneve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG